Bumçi: Situata politike s`do ndikojë në proceset integruese

Megjithëse në parim parlamentarët e Partisë Socialiste janë shprehur në mbështetje të propozimeve të Parlamentit Europian për kapërcimin e ngërçit politik mazhoranca shqiptare shprehet skeptike në jetësimin e këtij qëndrimi.
Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi , i cili mori pjesë në takimin e tretë të Komiteteit të Stabilizim Asoocimit Shqipëri-BE, thotë se pavarësisht zhvillimeve politike në vendin tonë , kjo situatë nuk duhet të ndikojë në proceset integruese të Shqipërisë drejt BE-së.
Në takimin e tretë të Komitetit të Stabilizim asoocimit Shqipëri- BE, përveç kërkesës për plotësimin e 12 kritereve të vendosura nga BE-ja për Shqipërinë ,i është kërkuar palëve të dialogojnë për tu ulur në tryezën e bisedimeve dhe zgjidhjen e situatës së krijuar sidomos pas zgjedhjeve të 8 majit në kryeqytet.