Bashkepunimi me Greqine i rendesishem per eurointegrimin e Maqedonise - Interviste me Teuta Arifin

DW Ne qeverine e re te sapoformuar ne Maqedoni per here te pare nje shqiptare emerohet Zevendeskryeministre per Eurointegrim nje post ky mjaft i rendesishem per te ardhmen e vendit. Ju zonja Arifi vete si e vlereson kete post
Teuta Arifi Ky post do te thote shume ne rradhe te pare per shkak se nje parti politike shqiptare ne Maqedoni arrin ne keto 20 vjet te udheheqe me proceset integruese dhe kjo sfide sa eshte e madhe per shtetin eshte po aq e madhe per partine time shqiptare Bashkimi Demokratiik per Integrim. Kjo detyre eshte e madhe edhe per mua personalisht duke pasur parasysh faktin qe perkrahja e shqiptareve ne Maqedoni per sa i perket procesit te integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian por edhe ne Nato eshte 100 per qind dhe pa kurrfare dileme. Ne kete drejtim obligimet qe vijojne lidhur me realizimin e ketyre synimeve jane tejet te medha dhe tejet serioze. Mendoj se per Maqedonine procesi i integrimit eshte i nderlidhur sa me ceshtjen e realizimit te detyrimeve dhe proceseve reformuese po aq edhe me gjetjen e nje zgjidhjeje kompromise per sa i perket kontestit te emrit me Greqine nje zgjidhje kjo qe do te ndihmonte ne zhbllokimin e proceseve eurointegruese.
DW Nderkohe Maqedonia ballafaqohet me probleme te cilat jane verejtur edhe nga Bashkimi Evropian sic jane ato ne fushen e gjyqsorit dhe te drejtat e njeriut etj. A ka projekte konkrete nga qeveria ne kete drejtim per realizimin e kritereve qe kerkon BE-ja zonja Arifi
Kerkesat e BE-se ne rradhe te pare jane per interesat tona
Teuta Arifi Ne raportin e fundit per Progresin te Bashkimit Evropian per Maqedonine gjyqsori ka qene vertet sektori me i kritikuar dhe kerkesat ndaj tij jane tejet serioze dhe shume te qarta. Tendenca dhe puna kryesore qe duhet te bejme eshte pikerisht realizimi i obligimeve apo listes se detyrave qe ne i kemi marre nga Brukseli dhe qe nenkupton ndryshime dhe reforma brenda gjyqsorit. Ne jemi te detyruar ti bejme ne rradhe te pare per shkak te interesave tona. Mirepo ne obligimet ndaj Bashkimit Evropian pervec sferes se gjyqsorit ku hyjne ketu edhe Marreveshja e Ohrit domethene te perfaqesimit te drejte te shqiptareve dhe bashkesive te tjera qe do te jete po ashtu nje synim serioz ne plotesimin e kritereve te Bashkimit Evropian.
DW Procesi i eurointegrimit kerkon jo vetem bashkepunim mes forcave politke brenda per brenda vendit por edhe nje bashkepunim nder rajonal mes vendeve fqinje. Kam parasysh ketu faktin e aspirates se perbashket per te hyre ne familjen e BE-se vendet si Shqiperia Kosova dhe Serbia. A ka dicka te vecante ne prioritetet e qeverise suaj lidhur me kete bashkepunim zonja Arifi
Teuta Arifi Nje nga synimet e mia ne kete mandat eshte intensifikimi i bashkepunimit rajonal per sa i perket ceshtjeve euro-integruese sepse mendoj qe eurointegrimet jane shanset dhe rruga e vetme per daljen e rajonit te Evropes Juglindore apo te Ballkanit Perendimor nga gjendja ku 20 vjet me rradhe po na mban me pak te zhvilluar ekonomikisht me pak edhe- nese mund te shprehem keshtu- demokratik ne sistemet tona politike. Mendoj qe bashkepunimi do te jete nje prioritet i imi dhe ne kete kuader sigurisht qe ka prioritet bashkepunimi me Shqiperine dhe Kosoven duke pasur parasysh edhe nje fakt mjaft interesant per mua qe proceset eurointegruese si ne Shqiperi Kosove dhe ne Maqedoni drejtohen nga tre gra politikane ne qeverisje qe do te thote megjithate dicka per shoqerite shqiptare. Dua te vecoj po ashtu per rastin e Maqedonise bashkepunimin e vecante me Greqine per shkak se pa marre parasysh kontestet e hapura qe ekzistojne mes dy vendeve atmosfera e mire politike e bashkepunimit eshte nje rruge qe do te lehtesonte proceset eurointegruese.
DW Bashkimi Evropian ne pergjithesi eshte i angazhuar ne procesin e integrimit te Maqedonise dhe vendeve te tjera ne rajon. Por sa ndjehet kontributi i Gjermanise ne kete drejtim dhe cfare prisni nga ky vend ne te ardhmen
Gjermania si investues i madh per paqen duhet te jete me aktiv ne Ballkan
Teuta Arifi Mendoj se pergjithesisht shtetet evropiane duke perfshire edhe Gjermanine kane pasur gjithmone qendrime shume korrekte dhe qendrime shume perkrahese ne procesin integrues te Maqedonise per ne BE. Ne kete drejtim Gjermania ka pasur gjithmone nje rol te rendesishem ne Ballkan vecanerisht ne keto dhjete vitet e fundit. Ajo se bashku edhe me shtetet e tjera eshte nje nder investuesit e medhenj per paqen dhe zhvilimin e rajonit te Ballkanit Perendimor. Ne kete moment mendoj se do te ishte shume e rendesishme per ne dhe po ashtu do te ishte me vlere te madhe per eliten politike ballkanike qe politika gjermane te mbante interesimin per rajonin ne nje shkalle me te larte sepse rajoni i Ballkanit perendimor ka nevoje mbase per shtytjen e fundit per te dale nga situatat qe bllokojne proceset eurointegruese pa marre parasysh se cilat jane ato. Pra do te ishte shume e rendesishme qe roli i Gjermanise te ishte me aktiv ne rajonin e Ballkanit.
Intervistoi Mimoza Kelmendi
Redaktoi Esat Ahmeti