E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bashkëshorti e plagosi me thikë, dërgohet drejt spitalit të Traumës Marjola Myrtollari

Niset me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, Marjola Myrtollari, e plagosura nga bashkëshorti i saj dy ditë më parë.

Ajo ka qëndruar në reanimacion që prej ngjarjes, ndërsa gjendja e saj është e rëndë për jetën.

Marjola Myrtollari është qëlluar me thikë nga bashkëshorti i saj duke i shkaktuar disa plagë në trup.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari vazhdon të jetë në arrati, teksa forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e tij.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së shtunës, ku Aleko Myrtollari pas një debati për motive xhelozie, plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola, nënën e 3 fëmijëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›