E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëshorti i vrau motrën me sëpatë, flet gruaja e autorit: U nxeh se nuk i hapi telefonin, ziheshin kot

Bashkëshorti i vrau motrën me sëpatë, flet gruaja e autorit:

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në fshatin Bradashesh të Elbasanit, ku një 58-vjeçar ka vrarë motrën e guras.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka folur bashkëshortja e 58-vjeçarit, e cila është shprehur se ngjarja ndodhi për motive të dobta.

Ajo për media ka treguar se bashkëshorti Tefik Tashi kishte debatuar me motrën e saj, 44-vjeçaren Alma Qevjani, se kjo e fundit nuk i kishte hapur telefonin. Ajo thotë se kërkon që drejtësia të vihet në vend për vrasjen e motrës dhe se bashkëshortit të saj t’i jepet dënimi që meriton.

“Unë dhe motra ishim tek arat. Ishte nxehur pse nuk e hapi telefonin, asgjë tjetër. Më përpara ziheshin kot, por asgjë konkretisht, për punët e shtëpisë. Me mua nuk ka pasur konflikte bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë dhe motra e mori inat të madh dhe prandaj nuk e hapte telefonin. Kam 2 vite që jam martuar.

Merrej me pastrim. Lindi konflikti pse nuk e hapte telefonin. Të dyja ishim aty. Nuk e mbanim dot më se ai ishte i fortë. Aty nuk kishte njeri. Nuk e di se kush e njoftoi ambulancën, por erdhi një polic e më pas ambulanca. E sollëm ne motrën deri para derës. Kërkojmë drejtësinë dhe dënimin deri në fund që e ka hak. Nuk ka pasur konflike, as me mamanë dhe as me babain. U zu kot se pse nuk e hapi telefonin. Nuk ishte i alkoolizuar. Unë erdha nga puna. Do të ketë qenë tek shtëpia se ne nuk ishim aty” tha ajo.

Kujtojmë që Tefik Tashi vrau me sëpatë motrën e gruas, 44-vjeçaren Alma Qevjani. Policia e arrestoi autorin me sëpatën em gjak në dorë, teksa endej rrugës.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›