Alibeaj dha dorëheqjen, Edit Harxhi thirrje Tabakut dhe Bardhit: Silleni vulën në seli, të fillojmë ringritjen e PD-së!
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Edit Harxhi ka reaguar pas njoftimit të dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, nga posti i drejtuesit të komanduar të Partisë Demokratike.
Në një postim në Facebook, Harxhi i bën thirrje deputetëve demokratë si, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi etj, që të sjellin vulën në seli. Ajo thotë se tani PD duhet të fillojë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar.
“Tani që Enkeljdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, Jorida Tabakut, Gazment Bardhit dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar!” , shkruan Edit Harxhi.
Lexo edhe: Nuk fituan asnjë bashki, Enkelejd Alibeaj dorëhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
