Bashkëshorti nuk pranon të marrë trupin e Elsa Çoçkës: Ajo më rrihte vazhdimisht
Elsa Çoçka, 40 vjeç, ishte arsyeja e masakrës së djeshme në fshatin Podgorie të Korçës. Edhe pse ishte e martuar dhe me dy fëmijë, ajo kishte dy dashnorë në fshat, Viktor Rozanin, 57 vjeç, dhe Feridon Bollgurin, 40 vjeç. Të dy burrat ishin të martuar.
Viktor Rozani, pasi zbulon se dashnorja e tij kishte një aferë, merr armën dhe i vret të dy, në vendin ku kishin planifikuar të bënin marrëdhënie seksuale. Më pas telefonon policinë dhe qëllon mbi veten.
Por mësohet se bashkëshorti i Elsa Çoçkës nuk ka pranuar të marrë trupin e saj nga morgu. Nuk ka qenë vetëm tradhtia që e ka bërë atë të mos e marrë trupin e saj, por edhe fakti se Elsa e rrihte atë vazhdimisht. Në këto kushte trupin e Elsës e kanë marrë nga morgu prindërit e saj.