Vidhet banesa e avokates së kryeministrit. Policia: Dyshojmë tek i vëllai
Banesa e avokates së familjes kryeministrore, Erinda Ballanca, është grabitur. Mësohet se asaj i janë vjedhur sende me një vlerë prej 1 milion lekësh të reja. Sendet me vlerë janë marrë nga kasaforta brenda shtëpisë.
Sipas News 24, policia ka marrë aktin e ekspertimit të gjurmëve të gishtave dhe ka arritur në përfundimin se janë dy të dyshuar për ngjarjen. Njëri prej tyre është vëllai i avokates, Ermal Ballanca.
Policia e ka shpallur në kërkim këtë të fundit.
Ballanca u bë e njohur edhe së fundmi pasi në gjyqin kundër Rezart Taçit, përfaqësoi një bankë azerbajxhanase.