Bashkëshortja e Lirak Bejkos: Ceremonia, të mërkurën
TIRANE- Bashkëshortja e Lirak Bejkos, ish-të përndjekurit politik që humbi jeten ne Itali, pa mundur t’u shpetoje plageve te vetedjegies me benzine gjate greves se urise, ka deklaruar se ceremonia mortore do te zhvillohet diten e merkure.
Gjate nje interviste per NEWS24, Edlira Bejko ka thene se trupi i bashkeshortit pritet të vijë në Shqipëri të martën.
Duke shprehur dhimbjen për humbjen tragjike të bashkëshortit të saj, ajo deklaroi se homazhet për nder të tij do të zhvillohen në Institutin e Ish-të Përndjekurve Politik, vetëm nëse arrihet konsensusi me drejtuesit e Institutit.