Shtypet nga traktori, humb jetën fëmija 5- vjeçar
FIER- Një fëmijë 5- vjeç ka humbur jetën tragjikisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Luar, komuna Kuman e Fierit. Fëmija, i identifikuar me inicialet O.M, ka humbur jetën pasi është shtypur nga një traktor. Mësohet se mjeti ka qenë duke punuar tokën dhe si pasojë e pakujdesisë ka shkaktuar vdekjen e të miturit.
Policia tha se ka ndaluar drejtuesin e traktorit, dhe se po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka nodhur ngjarja e rëndë.