Bashkia, 3 mije dhurata per femijet ne kopshte e cerdhe
Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ishte dje ne cerdhen nr. 23 dhe ne kopshtin nr. 8, ku u jane shperndare dhurata femijeve. Te 3 mije pakot per femijet jane organizuar ne bashkepunim me sektorin privat. Kreu i Bashkise ka falenderuar biznesin e Tiranes, per mbeshtetjen qe i ka dhene iniciatives se Bashkise se Tiranes, qe femijet te marrin nje dhurate simbolike, sikunder dhe familjet me ne nevoje, nje pako ushqimore. Sipas Bashes eshte e vertete qe ato pako nuk plotesojne te gjitha nevojat, por, te pakten plotesojne ne nje fare menyre nevojat me akute, ne menyre qe sa me shume qytetare te Tiranes, pavaresisht nga pamundesite e tyre, te kene nje feste sa me te gezuar dhe me kushte sa me te mira. “Perkushtimi yne ndaj cerdheve te kryeqytetit, ndaj femijeve te kryeqytetit ne kopshte, ne shkolla eshte perkushtimi ndaj te ardhmes, ndaj jo vetem investimet, jo vetem dhuratat ne dite festash por edhe programe te fuqishme per kualifikimin dhe rikualifikimin e stafit ne keto cerdhe”, tha kryetari i Bashkise se Tiranes