E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Berisha”, hapa pozitive ne fillim te qeverisjes

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama thote se qeveria e kryeministrit Berisha, ka shenuar hapa pozitive vetem gjate fillimit te mandatit te pare. Kurse sugjeron se ne vazhdim, kjo qeveri vazhdoi me nje proces rrenimi ekonomik. Ne nje interviste dhene dje radios Zeri i Amerikes, z.Rama flet kryesisht per situaten ekonomike ne vend.

Si do ta karakterizonit vitin 2012 nga kendveshtrimi ekonomik, politik dhe social?

Per vendin ishte nje vit i veshtire me nje renie dramatike ekonomike, me nje borxh publik te rritur pertej mundesise qe ka vendi per ta perballuar borxhin, me nje sipermarrje te tkurrur shume ndjeshem, me nje borxh te njerezve ne veshtiresi ndaj dyqaneve te ushqimeve ne rendin e rreth 150 milione eurove, me disa politika shume te demshme per vendin, te cilat kane sjelle humbje jashtezakonisht te rendesishme te pasurise se perbashket dhe me nje deshtim te radhes ne marrjen e statusit kandidat, apo mosmarrjen e statusit te kandidatit nga Bashkimi Europian.

Ne gjithe keto veshtiresi qe permendet, cili ka qene kontributi juaj, oponenca dhe rezistenca juaj qe gjerat te mos shkonin aq keq sa po i pershkruani ju?

Per sa i perket bilancit tone, besoj qe kemi nje bilanc pozitiv ne kuptimin e paraqitjes se nje alternative te besueshme perpara shqiptareve, per nje rilindje shqiptare perkunder rrenimit te metejshem. Kemi bere gjithcka kemi patur ne dore per te kaluar ne parlament nje numer te konsiderueshem ligjesh me shumice te cilesuar. Kemi pare me kenaqesi qe pjesa e detyrimeve te realizuara te Shqiperise ne raport me axhenden europiane eshte ajo pjese ku eshte i qenesishem kontributi i opozites. Padyshim kemi arsye te gezohemi per rritjen e ndjeshme te pjesemarrjes ne radhet e Partise Socialiste me prurje te reja te te gjitha moshave, per rritjen e pjesemarrjes se grave permes ristrukturimit te Forumit te Gruas, per rritjen e ndjeshme te pjesemarrjes se te rinjve permes ristrukturimit te Forumit Rinor Eurosocialist.

E nisem me ekonomine dhe po e vazhdojme tek ekonomia, ku eshte edhe interesi kryesor i qytetareve. Nje vit i veshtire, sic thate ju, me borxhe te shtuara, me kreditime dhe investime te pakesuara. Cfare shkoi keq? Ku mendoni ju se qendron burimi i kesaj problematike?

Fatkeqesisht jane provuar nje me nje te gjitha parashikimet tona per kete renie, sepse nuk jane degjuar parashikimet tona. Ne vitin 2009 ne kemi bere nje aktivitet, qe une e cmoj si fort te rendesishem per te kuptuar ate qe ka ndodhur, por edhe dallimin mes paleve, ku kemi adresuar domosdoshmerine per te hapur syte kater perballe krizes dhe per te mos lejuar qe kriza ta gjente krejtesisht te lire terrenin e veprimit. Por nga ana tjeter, duhet te jemi te gjithe te vetedijshem se Shqiperia nuk vuan sot krizen financiare globale, por vuan perkimin e kesaj krize me shterimin e nje modeli ekonomik dhe social zhvillimi, qe nuk ka me se cfare i jep vendit.

Pati disa vite qe qeveria nuk e pranoi se kriza ekonomike ishte e pranishme, sipas jush, kjo i vonoi masat parandaluese?

Ka dy ane: mospranimi i krizes dhe perpjekja per ta mbuluar krizen me propagande, por edhe vijimi me te njejtat politika a thua se s’ka krize. Kjo sjellje ka shteruar forcat dhe sot vendi eshte teresisht i zbuluar, i pambrojtur dhe i rrenuar perballe dallges se krizes. Kriza eshte e dyanshme: sa eshte efekti i krizes financiare globale, qe, nder te tjera, pasqyrohet ne renien dramatike te dergesave te emigranteve, aq edhe perkimi i kesaj krize me shterimin e nje modeli ekonomik qe nuk ka cfare i jep me vendit. Mos harrojme se ka nje sere sektoresh qe sot jane ne krize te thelle sic eshte sektori i ndertimit qe ishte nje sektor kryesor ne ate rritje ekonomike te nje numri te konsiderueshem vitesh, e cila nuk mund te vazhdonte te ishte e tille me tutje.

Analiste kritike nga shumica dhe opozita thone qe ndersa qeveria e ka cuar “in extremis” entuziazmin mbi rezultatet e punes se vet, nga ana tjeter edhe opozita mund te kritikohet per nihilizem apo skepticizem “in ekstremis”. Cfare meritash, apo cfare rezultatesh i njihni ju qeverise ne punen e saj?

Ne rast se une do te beja nje sforco per te njohur dicka ne perpjekjet e kesaj qeverie, besoj se cka mund te vecohet si pozitive i perket vitit te pare te mandatit te pare. Midis vitit 2005 dhe fundvitit 2006 jane marre disa masa te rendesishme qe mund te konsiderohen si pozitive. Por me vendosjen e takses se sheshte besoj qe ka filluar edhe nje proces rrenimi, i cili ka rritur nga njera ane barren fiskale mbi njerezit e zakonshem dhe praktikisht ka bere nje spostim te barres se pergjithshme fiskale ne vend nga korporatat tek konsumatoret. Sot cdo njeri i zakonshem, cdo rrogetar, cdo njeri qe merr nje rroge per nje pune ne sektorin publik apo privat taksohet me shume se sa pese vjet me pare, pra, para vendosjes se takses se sheshte. Nese deri atehere paguante per shtetin 32 leke ne 100 leke, sot paguan 38 leke ne 100 leke.

Ju keni paraqitur dhe po shfaqni projektin tuaj te ri per nje rilindje te Shqiperise. Sic u shprehet ju, ekonomia dhe shoqeria shqiptare kane probleme te shumta. Si do ta kryeni kete kapercim me reforma nga e njejta baze problematike?

Duke ndryshuar rrenjesisht politiken ne raport me pasurine, ne raport me pasurine e perbashket ne radhe te pare. Ajo eshte sot praktikisht nje mall pa zot, qe po grabitet dhe po shkaterrohet. Ne kemi sektore strategjike qe sot jane ne lengim agonie; sektori energjetik, sektori i naftes, sektori i pasurive minerare. Ndersa mbi toke kemi pastaj nje problematike te tere qe lidhet me derrmimin e mjedisit ne kushtet kur ne duam te zhvillojme turizmin, qe lidhet me derrmimin e tokes se bukes ne kushtet kur ne duam te zhvillojme bujqesine, qe lidhet me shume hallka te tjera te nje zinxhiri, qe duhet keputur dhe duhet ndertuar mbi bazen e nje politike te re, e cila me patjeter duhet te bazohet ne vlerat dhe parimet e nje te majte progresiste te shekullit te ri. Nje e majte e tille nuk eshte peng i ideologjise se te majtes klasike, sepse kohet kane ndryshuar, por qe eshte pragmatiste dhe efektive ne masat e saj.

Nga ekonomia po kalojme tek korrupsioni dhe disa mendime tuajat per reformat ne drejtesi. Tashme Keshilli i Larte i Drejtesise eshte thuajse krejtesisht i ri, duke filluar nga presidenti, nenkryetari dhe disa anetare. Po ashtu, sapo eshte zgjedhur edhe nje prokuror i ri i pergjithshem, etj. Sipas jush, sa shpresedhenese jane keto ndryshime ne krye te drejtesise per te permiresuar punen e sistemit te drejtesise?

Le ta themi hapur, Shqiperia sot e ka Presidentin e Republikes pjese te ekzekutivit, nje nga ministrat. Nderkohe, qe sistemi drejtesise vetem degradohet. Jemi perpara mbylljes se nje viti ku ka nga njera ane ka rezultuar me falje gjithe procesi i tragjedise se Gerdecit dhe nga ana tjeter po rezulton nje farse e pashoqe procesi i tragjedise se 21 janarit. Keto jane dy tragjedi qe ky vend duhet t’i zgjidhe ne menyre te drejte, per te shpresuar te kete drejtesi. Po ashtu jemi perpara mbylljes se nje viti kur edhe nje here tjeter eshte cimentuar qartesisht ende me kultura e pandeshkueshmerise, me faktin qe sot Shqiperia nuk eshte ne gjendje te jape asnje prove te besueshme ne Bruksel se i ka aftesite per ta luftuar korrupsionin, se i ka aftesite per te prere lidhjet mes krimit te organizuar dhe qeverise, lidhje te percaktuara edhe ne raportin e Departamentit te Shtetit, dhe se i ka aftesite per te ndertuar nje kulture ndeshkueshmerie, bazuar ne parimin se perpara ligjit jemi te gjithe te barabarte. Kjo eshte edhe nje nga arsyet themelore te refuzimit te aplikimit per statusin e vendit kandidat.

Pertej ketij konstatimi, cili do te ishte kontributi juaj? Shumica ju ka akuzuar se ju e keni patur ne dore te jepni kontributin tuaj ne miratimin e ligjeve reformuese per Gjykaten e Larte, per Gjykaten Administrative, heqja e imuniteteve te zyrtareve etj, dhe ju i keni frenuar dhe ngadalesuar keto reforma, sipas tyre.

Ne nuk kemi bere asnje frenim. Une nuk besoj per asnje sekonde se Shqiperine e pengon ligji i shkruar ne leter. Perkundrazi, une besoj se ne leter ne kemi nje vend shume te perparuar. Por ajo qe e ndan Shqiperine nga bota ku duam te integrohemi sot e gjithe diten eshte hendeku mes cfare kemi te shkruar ne leter si ligje dhe cfare kemi ne realitet si zbatueshmeri te ligjit. Sot ne kemi nje vend ku nje perqindje shume e larte qytetaresh, perqindja me e madhe qe une kam pare ne te gjithe sondazhet vit pas viti, duke lene menjane vitin 1997, i cili ishte viti i pasigurise totale, pra nje perqindje e larte e qytetareve beson se ne kete vend nuk ka asnje siguri dhe se praktikisht vendin e ka marre ne dore krimi i rruges. Po ashtu, shohim se ka nje dhune te shperfaqur nga te kater anet me ngjarje makabre thuajse te perditshme, qe tregon se jetojme ne nje vend qe eshte ne krize te gjithanshme. Eshte ne nje proces rrenimi te vazhdueshem. Ky rrenim duhet te mbaroje dhe eshte detyra jone si nje aspirate e perbashket, jo si detyre e nje partie apo e nje pale, qe te krijojme kushtet per nje rilindje shqiptare. Kjo do te thote rimekembje ekonomike, e cila, vec te tjerash duhet te filloje mbi bazen e nje parimi shume te thjeshte qe kush fiton me shume te paguaje me shume, dhe kush fiton me pak te paguaje me pak dhe jo e kunderta. Kjo rilindje do te thote nje perteritje shoqerore, ku te ndertojme sherbime publike sipas nevojave, jo sipas xhepit. Per nje rilindje, qe do te thote rivendosje e demokracise, ku t’i japim sens institucioneve dhe ndarjes se pushteteve. Per nje rilindje qe do te thote nje bashkim me Europen ne kuptimin me te thjeshte dhe me domethenes te kesaj fjale.

Gjate kesaj kohe opozita ka qene perballe nje shumice me shifra te brishta dhe nuk shfrytezoi aleanca fluide. Per vitin tjeter qe po afrohet bashke me zgjedhjet, cfare mund te thoni per zgjerimin e koalicionit opozitar. Eshte thene shpesh nga disa analiste qe, nese partite e vogla do te bashkohen perreth Partise Socialiste fitorja do te ishte e parashikueshme.

Ne jemi te bindur se viti 2013 do te jete viti i ndryshimit dhe se zgjedhjet e 23 qershorit do ta mbyllin kapitullin e rrenimit te metejshem, qe eshte i lidhur me kete keq-qeverisje. Ne do te krijojme kushte per te hapur nje kapitull te ri. nuk jemi ne nje normalitet demokratik, ku mund te kemi luksin qe te kemi disa opozita. Jemi ne nje anormalitet demokratik, ku rotacioni politik eshte nje domosdoshmeri, dhe madje eshte e para domosdoshmeri. Kjo do te thote qe jane kushtet per te krijuar nje aleance qe shkon pertej dallimeve programore me synimin e garantimit te rotacionit. Per kete arsye ne jemi teresisht te hapur dhe mirepresim cdo faktor politik, qe eshte i gatshem te kontribuoje per rotacionin dhe per te hapur rrugen qe Shqiperia t’i rikthehet nje normaliteti, ku secili te ndjehet pak me mire dhe me i lehtesuar ne vendin e vet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›