E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkia Elbasan dhe sindikata arrijnë marrëveshje me Kurum

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka njoftuar përmes në deklarate për mediat se është arritur një marrëveshje me kompaninë “Kurum”, që asnjë nga punëtorët të mos largohet nga puna.

Llatja tha se të gjithë punëtorët e çelikut që do të jenë në punë, nuk do të marrin pagesë nën 35 mijë lekë bruto në muaj.

“Edhe gjatë ditës së djeshme kemi patur takime, kemi pritur vendimin e bordit të kompanisë. Sot patëm një negociatë të fundit, ku arritën një konkluzionin që në bashkëpunim më sindikatën, që asnjë punonjës të mos largohet nga puna. Për petëzimin, kompania do angazhohet maksimalisht për të mbyllur procesin e investimit” tha LLatja.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, tha se “Të gjithë punëtorët e çelikut do të jenë në punë, asnjëri prej tyre nuk do të marrë pagesë nën 35 mijë lekë bruto në muaj, të gjithë do marrin dietën ushqimore. Ata që do jenë në punë, do paguhen me 100% të pagesës, ndërsa ata që do jenë në shtëpi, do të paguhen sipas kontratës kolektive.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›