E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bashkia Gjirokastër investime infrastrukturore në Lunxhëri

Me fonde nga buxheti i saj, bashkia Gjirokastër ka mundur të realizojë disa projekte infrastrukturore, që prej dekadash shqetësonin jetën e përditshme të banorëve të  zonave rurale. Në njësinë administrative Lunxhëri, investimet kryesisht janë shtrirë, në sistemimin e segmenteve rrugorë si dhe në pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse.

“Janë bërë ndërhyrje në rrugët  hyrëse edhe të brendshme të fshatrave. Së fundmi është ndërhyrë në fshatin Karjan në një segment rrugorë që ishte I amortizuar,kjo ju ka ardhur në ndihmë banorëve edhe fermerëve të zonës . Në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimeve të Pyjeve dhe Kullotave, është bërë i mundur pastrimi I  kanaleve kulluese, në fshatin Valare, si dhe në zonën e Aznakut ,një zonë problematike,e cila gjatë ditëve me reshje përmbytej shpesh”,  thotë  administratori i kësaj njësie , Amarildo Brahoja  

Në buxhetin e vitit 2021, bashkia Gjirokastër ka parashikuar  mbi 20 milionë lekë , për investime infrastrukturore, për 6 njësitë administrative,  Cepo , Lazarat, Picar, Lunxhëri ,Odrie ,Antigone.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›