Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, përshëndet progresin e bërë për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese

Pas ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka përshëndetur progresin e bërë për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese. Përmes një postimi në Tëitter, ai shkruan se tani është e rëndësishme që të vazhdohet në të njëjtën frymë për të përfunduar listat e anëtarëve të tjerë që do emërohen nga Presidenti.
“Ne e mirëpresim vendimin e sotëm nga KED për dërgimin e emrit kandidat për Gjykatën Kushtetuese që të miratohet nga Parlamenti. Tani është e rëndësishme të vazhdojmë në të njëjtën frymë dhe të përfundojmë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti” – shkruan Soreca.