Bashkia Himarë vijon punën për shtrimin e rrugëve të brendshme në Lukovë

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Në Lukovë, një nga fshatrat turistikë të Himarës që ofron pamje të bukura natyrore me plazhe të qeta dhe pyje përreth, po vijon puna për shtrimin e rrugëve të brendshme.
Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo bëri me dije se deri tani ka përfunduar rikonstruksioni dhe shtrimi me beton i rrugës së lagjes së Kostit, në këtë fshat.
Ai thekson se “Lukova është një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike të bashkisë Himarë ndaj dhe ne po punojmë për të përmirësuar kushtet e infrastrukturës”.
Tavo pohon se investimet bashkiake në këtë drejtim synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetesës për banorët vendas dhe rritjen e standardeve të turizmit.
/r.e/