E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bashkia Korçë: Projektet tona ambicioze për punësimin e të rinjve

Pas deklaratës të bërë nga Mirela Qeleshi Anëtare Kryesie tek Partia Demokratike Dega Korçë vjen reagimi nga  Bashkia Korçë, ku nëpërmjet një deklarate për mediat flet konkretisht për projektet që kjo bashki synon të realizojë në vitin 2021.  Larisa Katundi Drejtore E Marrëdhënieve Me Publikun, Median Dhe Informimin Qytetar bën me dije disa nga projektet të ciltat do të përmirësojnë infrastrukturën në fshat e në qytet si dhe projekte për shërbimet sociale por dhe të rinjtë.

Sipas Katundit, impaktin transformues të projekteve të bashkisë dhe ndikimin që ato kanë në zhvillimin ekonomik dhe turistik dallohen mjaft qartë në kohë pandemie që Korça ka qënë destinacioni kryesor turistik në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›