E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bashkia Kurbin, përfituese e financimit të projektit social në mbështetje të fëmijëve në nevojë

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Bashkia Kurbin shpallet përfituese e financimit të një tjetër projekti social, kësaj radhe në mbështetje të fëmijëve në nevojë të njësisë administrative Mamurras.

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara bëri të ditur se ky projekt, pjesë e “Fondit social dhe partneritetit me njësitë e vetëqeverisjes vendore”, do të financohet nga BE nëpërmjet programit EU4Socialcare dhe zbatohet nga UNICEF dhe World Vision Albania.

Programi “BE për kujdesin social” po ndihmon 14 bashki të mbështesin fëmijët dhe familjet nga grupet e cenueshme duke përmirësuar shërbimet e kujdesit social.

Financuar nga BE, ky program trevjeçar, i zbatuar nga UNICEF dhe World Vision Albania, kontribuon për një shoqëri shqiptare më gjithëpërfshirëse, në përputhje me parimet e shtyllës evropiane të të drejtave sociale.

Ditën e sotme, në Tiranë në një ceremoni, ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu si dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shërbimit Social Shtetëror dhe 11 kryetarëve të bashkive për zbatimin e këtyre projekteve. /j.p/

1 nga 6

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›