E Martë, 3 Nëntor 2026

Bashkia Librazhd shton hapësirat e gjelbra, përurohet parku i ri, do të shërbejë edhe për aktivitete

Duke e parë rëndësinë e mjedisit e sidomos gjelbërimit, Librazhdit i është shtuar edhe një park i ri në qendër të qytetit. Kjo ka shtuar hapësirat e gjelbra, duke krijuar ambiente shlodhëse dhe argëtuese  për banorët.

Ky park do të shërbejë të shërbejë jo thjesht vetëm për çlodhje, por mjediset e tij janë përshtatur edhe për shfaqje të ndryshme artisike,si koncerte,dhe teatër veror. Në përurimin e këtij mjedisi ishtin të pranishëm Damian Gjiknuri drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, si dhe kryetari i bashkisë Mariglen Disha.

Disha tha se “projekti është mbaruar me të gjitha detajet që ka pasur, ndaj ftoj të gjithë qytetarët e Librazhdit të vijnë ta vizitojnë”.

Nga ana e tij, Gjiknuri vlerësoi projektin si të bukur e me hapësirë të bollshme. “Jam i sigurt që do të jetë një vend shumë i vizituar”.

Kurorëzimi i një pune të nisur një vit me parë për këtë hapësirë publike është një projekt që vetë banorët e kishin ëndërruar si një mundësi më tepër në shërbim të një jete sa më cilësore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›