E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bashkia Maliq nis projekt të ri për strehimin

Bashkia e Maliqit ka nisur një projekt të ri strehimi i cili kryhet për herë të parë në këtë zonë, duke ftuar të gjithë pronarët që zotërojnë banesa dhe që duan ti japin me qira, ti venë ato në dispozicion të familjeve të pastreha. Në të gjithë bashkinë e Maliqit sipas përgjegjësit të strehimit Ledion Mullalli janë të evidentuar rreth 250 familje të pastreha, ndërsa rreth 27 prej tyre deri më tani kanë shprehur interesin për tu strehuar sipas kushteve të projektit më të ri të shpallur. Sipas tij për familjet të cilat kanë mungesë të ardhurash do të jetë bashkia e Maliqit e cila do të kryejë subvencionimin e qirasë:

Thirrja e saposhpallur nga ana e bashkisë së Maliqit është e vlefshme për gjithë vitin kalendarik 2021, ndërsa sapo pronarët e banesave të shprehin interes për tu përfshirë në këtë projekt, mund të lidhet marrëveshja për strehimin e familjeve të pastreha.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›