E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë, iu përgjigjën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës. Krahas angazhimeve të tjera të përhershme, për sigurimin e rendit e sigurisë publike dhe me detyra të shtuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nuk është hera e parë që Policia e Shtetit i është përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq, për të ndihmuar një kategori kaq në nevojë për gjakun siç janë fëmijët talasemikë. Me gjithë situatën e rënduar nga COVID-19, dhurimi i gjakut nuk është diçka e vështirë apo e pamundur, pasi duhet që ne të ndihmojmë me gjakun tonë këtë grup njerëzish për të jetuar normal si ne. Në thelb të misionit të Policisë së Shteti janë humanizmi dhe sakrifica dhe në këtë kontekst u realizua dhe dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë. Edhe në ditët e ardhshme, nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit do të vijojë dhurimi vullnetar i gjakut për fëmijët talasemikë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›