Bashkia Shkodër mbështetje AIDSSH për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve gjatë regjimit komunist

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur sot në një takim, kryetaren e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.
Në këtë takim, sipas Becit, u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve, duke u fokusuar te puna dhe iniciativa e këtij Autoriteti për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve gjatë regjimit komunist.
“E garantova zonjën Sula për mbështetjen që Bashkia Shkodër do të ofrojë në këtë drejtim, si dhe në nisma të tjera në mbështetje të të përndjekurve politikë në Shkodër,” shprehet Beci, në një postim në rrjetet sociale.
Nga takimi i kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci me kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, G... 1 nga 6/a.f/