Bashkia Tiranë vijon dezinfektimin në hyrje të pallateve

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Në këto ditë të nxehta vere ekipet e Bashkisë Tiranë kanë marrë masa që të mos ndjehen shqetësimet nga insektet duke dezinfektuar disa lagje, një proces mjaft i rëndësishëm i higjenës.
Ditën e sotme procesi i dezinfektimit është kryer në disa vendstrehime dhe hyrje pallatesh në rrugët: Pjetër Budi; Qamil Guranaku; Vath Koreshi; Luigj Gurakuqi; Hoxha Tahsim.
Ky dezinfektim i rregullt është i rëndësishëm për të reduktuar shqetësimet që shkaktohen nga mushkonjat, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.
Bashkia Tiranë bën të ditur se, do të vazhdojë të monitorojë dhe të kryejë dezinfektimin e nevojshëm në të gjithë qytetin, duke siguruar një ambient më të pastër dhe të sigurt për të gjithë banorët.
1 nga 4