Demo: Pallatet e vjetra në lagjen “Çlirim” në Berat, me pamje të re

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Në Berat është drejt përfundimit rehabilitimi i bllokut të dytë të pallateve në lagjen “Çlirim”, në rajonin 1.
Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se “ndërhyrja është bërë në veshjen e fasadave me sistem kapot për të mbajtur banesat ngrohtë në dimër, freskët në verë, për të kursyer kështu energjinë dhe për të eliminuar lagështirën”.
Si pjesë e rehabilitimit janë sistemuar dhe asfaltuar rrugët dhe është përmirësuar ndriçimi në këtë zonë.
Ky projekt i bashkisë Berat u financua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe qeveria shqiptare.
Programi Kombëtar i Eficiencës Energjetike po shtrihet në shumë qytete të vendit, ku punohet për rigjenerimin e banesave me sistemet kapot, termoizolimin, hidroizolimin e tarracave, heqjen nga tarracat dhe qendërzimin e depozitave të ujit, masa që ulin deri në 30% konsumin e energjisë dhe lehtësojnë ngarkesën në rrjet.
1 nga 7/k.s/r.e/