Bashkia ceremoni solemne per 67-vjetorin e clirimit te Durresit

Bashkia e Durresit ka organizuar ne sallen e Keshillit Bashkiak ceremonine solemne me rastin e 14 nentorit dites se clirimit te Durresit nga pushtuesit nazifashiste ne 1944-n. Ne kete ceremoni merrnin pjese kryetari i bashkise Vangjush Dako veterane te luftes dhe te aferm te deshmoreve qe dhane jeten per liri perfaqesues te organeve te tjera te pushtetit vendor etj. Ceremonia eshte celur me ekzekutimin e himnit kombetar dhe me pas e ka marre fjalen kryetari i Bashkise se Durresit Vangjush Dako i cili deklaroi se do te kujtojme gjithmone me respekt te gjithe ata qe e deshen qytetin aq shume sa sakrifikuan edhe jeten e tyre per te. Midis te tjerash kryebashkiaku Dako u shpreh Jam i nderuar sot qe bashke me ju te kujtojme te gjithe ata qe sakrifikuan jeten per lirine e atdheut nje akt fisnik e i denje per cdo atdhetar. Ne sot perulemi me nderim te vecante para gjithe atyre qe ju kushtuan kredos kombetare dhe nuk kursyen asgje ne emer te saj. Ata jane nje model per ne dhe per brezat e rinj. Ata jane nje model qe nuk vjetersohet. Ideali i lirise ne kete kohe te ndervaresise ideali i identitetit ne kete kohe te globalizmit ideali shqiptar ne kete kohe te evropeizmit nuk jane aspak ne kunderthenie ndaj njeri-tjetrit. Nje Shqiperi evropiane ishte endrra e te gjithe atyre patrioteve qe derdhen gjakun per kete vend eshte aspirata e rinise dhe e gjithe popullit sot. Sakrificat e te gjithe atyre te reneve heronjve dhe deshmoreve qe dhane jeten per lirine e ketij qyteti dhe te vendit tone mbeten nje mesazh i fuqishem per te gjithe brezat qe e duan Shqiperine. Ne i kujtojme me respekt te thelle ngjarjet e protagonistet qe e shkruan ate histori te lavdishme ne te shkuaren duke reflektuar per lirine dhe vlerat e lirise ne jeten qe bejme shoqerine ku jetojme boten qe ndertojme. Nderimi i veprave te medha patriotike e i vete protagonisteve te lavdishem te se shkuares te qytetit tone duhet te mos mbetet thjesht nje nderim ceremonial per te shkuaren por te jete njekohesisht edhe vijimi i atyre veprave permes reflektimit ne jeten e punen tone te vlerave qe sot na mblodhen ketu ne emer te lirive e te te drejtave qe u mbrojten me jete njerezish. Ne kemi te drejte dhe kemi pergjegjesi te kthejme kryet pas dhe te mesojme prej te pareve. Vepra e njerezve idealiste te asaj kohe te lavdishme do te jene kurdohere nderi i qytetit tone. I perjetshem qofte kujtimi i te reneve dhe kjo dite e shenuar e clirimit te qytetit tone. Ne kete ceremoni e kane marre fjalen edhe veterane te luftes te cilet sollen kujtimet e tyre nga lufta antifashiste nacionalclirimtare dhe nga dita e clirimit te Durresit. Nderkaq gjate ceremonise organizata e veteraneve te LANC-it i ka akorduar kryebashkiakut Dako titullin Nderi i Organizates se Veteraneve te LANC-it me motivacionin per kontribut te vecante qe ai jep ne organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve perkujtimore te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar per mbrojtjen dhe transmetimin nder brezat e rinj te vlerave te patjetersueshme te saj.