E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Prifti gjykata pranon 3 ekspertet

Rrezohet kerkesa e prokurorise per riekspertimin e videos Meta-Prifti

Gjykata e Larte ka rrezuar kerkesen e prokurorise per riekspertimin me specialiste te huaj te videos Meta-Prifti. Kerkesa u be ne seancen e kesaj te hene ne Gjykaten e Larte ku tre ekspertet e caktuar nga gjykata Ardian Pollo Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani iu pergjigjen 35 pyetjeve te prokurorise dhe 7 te mbrojtjes ne lidhje me akt-ekspertimin e kryer prej tyre. Edhe ne kete seance tre specialistet shqiptare qe realizuan ekspertizen e riperseriten qendrimin e tyre se videoja nuk eshte origjinale.Duke folur ne seance eksperti Ardian Pollo theksoi se nuk mund te provohet qe regjistrimi i bisedes Meta-Prifti te jete bere me oren kamera objekt ekspertimi ashtu sikurse pretendohet nga prokuroria. Eksperti Pollo nder te tjera e vuri theksin tek mundesia e nderhyrjes ne kompjutera duke pohuar se profesionistet mund te bejne nderhyrje pa lene gjurme ne keto aparatura. Ndersa ne lidhje meregjistrimin audio te bisedes ekspertet konkluduan se vihen re devijime ne boshtin linear gje qe sipas tyre tregon se mundesia per nderhyrje eshte e madhe. Me ane te nje monitori te vendosur ne sallen ku zhvillohet procesi ekspertet kane treguar edhe grafikisht anomalite te cilat sipas tyre vihen re sekuencat 1125 dhe1235 te bisedes Meta-Prifti. Ndersa ne lidhje me pyetjen e avokateve te Metes per nderhyrjen sipas tyre te konstatuar ne laptop edhe ne daten 1 shkurt 2011 kohe ne te cilen ky objekt mbahej ne prokurori ekspertet u shprehen se ata kane provuar qe edhe ne kete date laptopi ka qene aktiv.

Prokuroria

Pas degjimit te pretendimeve te tyre prokurori Bujar Sheshi deklaroi ne gjykate se organi i akuzes arriti ne perfundimin se ekspertimi nuk e ka arritur qellimin dhe ekspertet nuk e kane realizuar detyren qe iu eshte ngarkuar nga gjykata.Mosdhenia pergjigje pyetjeve kryesore qe perben thelbin e ketij ekspertimi nese ka apo jo nderhyrje ne videon prove materiale dhe nese po ku konsistojne keto nderhyrje sipas mendimit tone eshte tregues i qarte i deshtimit te ketij ekspertimi - u shpreh prokurori Sheshi. Me tej ai shtoi Per cilindo qe arsyeton ne menyre te paanshme eshte me se e qarte se videoja eshte origjinale dhe e patjetersuar bazuar ne defincionet shkencore nderkombetare per origjinalitetin e nje video regjistrimi. Per te gjitha keto arsye i kerkojme gjykates kryerjen e nje ekspertimi te ri mundesisht me eksperte te huaj specialiste te fushes audio-video qofshin ata prane policive shkencore apo kompanive private - u shpreh prokurori Sheshi. Ndersa avokatet mbrojtes te Metes kerkuan ne gjykate pranimin e ekspertimit dhe i propozuan prokurorise te terheqin akuzen dhe te pushojne gjykimin ndaj Metes.

Gjykata

Pasi degjoi pretendimet e te dyja paleve ne proces trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ardian Dvorani u terhoq per vendim ne dhomen e keshillimit per te dale prej andej pak para se te perfundonte orari zyrtar i gjykates. Kolegji u shpreh se rrezonte kerkesat e prokurorise duke pranuar si prove akt-ekspertimin e tre specialisteve shqiptare. Nderkohe gjykata vendosi qe ne seancen e radhes te vijohet me pyetjen e kater deshmitareve te akuzes nje prej te cileve ish-ministri i Ekonomise dhe Energjetikes Dritan Prifti i cili eshte edhe personi qe ka kryer regjistrimin mes tij dhe ish-zevendeskryeministrit Meta ne kohen kur ky i fundit mbante postin e ministrit te Jashtem.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›