Bashkia e Durrësit humb gjyqin për portin e peshkimit
07/02/2011 Në Gjykatën e Apelit, përplasja me qarkun. Mbetet i ngrirë fondi 14 milionë lekë
DURRES- Bashkia e Durrësit ka humbur për të dytën herë gjyqin lidhur me konfliktin mes saj dhe qarkut për çështjen e ndërtimit ose jo të portit të peshkimit. Mosmarrëveshjet lidhur me projektin që do të mundësonte ndërtimin e portit të ri të peshkimit në Durrës ka çuar palët në dyert e gjykatës. Bashkia ka kundërshtuar projektin për të ndërtuar këtë port pranë murit rrethues të portit prapa kapitenerisë, ndërsa projekti është miratuar më pas nga qarku i Durrësit. Pikërisht një veprim i tillë ka sjellë përplasje mes institucioneve, duke shtyrë bashkinë ta dërgojë dosjen në gjykatë.
Gjyqi
Por ndryshe nga ç’pritej bashkia e ka humbur gjyqin në shkallën e parë dhe për këtë arsye e ka apeluar. Qeverisja vendore ka pretenduar se qarku nuk mund të shprehet për leje ndërtimi apo leje sheshi ndërtimi një territor që i përket bashkisë, ndërsa nga ana tjetër qarku ka thënë se bashkia e Durrësit ka nën administrim tokë e jo pjesën e detit për të cilën është shprehur qarku. Për disa vite kanë mbetur peng 14 milionë euro investim nga Banka Botërore lidhur me ndërtimin e portit të peshkimit. Porti ekzistues për shkak të kodit ISPS është detyruar të transferohet duke bërë të nevojshme gjetjen e një mjedisi tjetër. Mbështetësit e projektit të ri, të cilët kanë ndarë mendim të kundërt me bashkinë kanë thënë se porti do të ndërtohet pranë kapitenerisë. Në rastin konkret nuk do të kërkohet thellim i basenit ngase në këtë vend thellësi është e mjaftueshme në 5-6 m dhe se për ndërtimin e portit do të kryhej një investim jo më shumë sesa evadim i 350 mijë m3. Masterplani i zhvillimit për portin e ri të peshkimit në Durrës ka kaluar në ministri në vitin 2004, ndërkohë që Ministria e Mjedisit ka bërë kërkesë në Bashkinë e Durrësit me 15.12.2008 për pajisjen me leje sheshi ndërtimi për portin e ri të peshkimit. Në vitin 2004 KRRT e Bashkisë së Durrësit e miratoi një herë lejen e sheshit të ndërtimit për këtë port, por afati i saj skadoi pas dy vjetësh. Bashkia ka shfrytëzuar këtë fakt duke mos pranuar të rinovojë lejen, e cila ka ndarë në dy anë këshilltarët. Një pjesë e anëtarëve të KRRT-së së bashkisë kanë qenë pro, të tjerë kundër, por në asnjë rast nuk është bërë e mundur gjetja e një pike të përbashkët. Realisht është kërkuar që në këmbim të kësaj lejeje, anëtarët e KRRT-së të pranonin të miratonin lejen për ndërtimin e rrugës përgjatë murit rrethues të portit që do të favorizonte bashkinë në dhënien e disa lejeve të ndërtimit për pallate duke i rënë ndesh idesë për të zgjeruar portin e kontenierëve. Në të tilla rrethana çështja ka kaluar në qark dhe Këshilli i Qarkut ka miratuar lejen për ndërtimin e portit të peshkimit. Kjo ka acaruar marrëdhëniet me bashkinë dhe kjo e fundit e ka dërguar çështjen në prefekturë, gjykatë dhe në Apel. Në të tri fazat e ankimimit bashkia ka humbur të drejtën për të cilën ka pretenduar. Sipas burimeve zyrtare, brenda dy javësh pritet të nisë ndërtimi i portit të peshkimit në vendin e paracaktuar nga Ministria e Mjedisit.
Do ndërtohen të tjerë
Porti i ri jahtesh në bregdetin e Synej
DURRES- Durrësi e Kavaja kanë vendosur të ndërtojnë dy porte jahtesh për turistë të shumtë nga bota. Bashkia e Durrësit ende nuk ka vendosur përfundimisht se ku do të nisë ndërtimi i këtij lloji porti, ndërsa në komunën Synej të Kavajës gjithçka ka përfunduar. Porti i jahteve do të ndërtohet në vendin e quajtur “Kalaja e Turrës” rreth 12 km larg nga rruga kombëtare Kavajë-Rrogozhinë. Vendi ku do të ndërtohet porti jahteve është rreth 2 km nga qendra e komunës dhe kjo e fundit ka marrë përsipër të kryejë me fondet e saj rikonstruksionin e rrugës drejt bregdetit. Porti është planifikuar të ndërtohet pranë fshatit Bardhor dhe se me investimin e pritshëm në 20 milionë euro e gjithë zona do të përfitojë nga zhvillimi turistik. Së bashku me portin e jahteve mendohet që në afërsi të ndërtohet edhe resorti turistik, duke rritur kësisoj interesimin e turistëve dhe pushuesve për të frekuentuar këtë bregdet.
Për qytetarët dhe taksapaguesit
Bashkia informatizon të gjitha shërbimet
DURRES- Të gjitha shërbimet që Bashkia e Durrësit do të afrojë për qytetarët dhe bizneset do të jenë të informatizuara. Kjo është bërë e ditur dje gjatë prezantimit të përfundimit të dy fazave të para të rrjetit informatizues. Dhjetë njësi të qeverisjes vendore në vendin tonë kanë pasur përfaqësuesit e tyre në Durrës për të parë nga afër sistemin e ri që është mundësuar në saj të politikave të zhvillimit dhe projekteve zbatuese të USAID. Me këtë program Bashkia e Durrësit krijon mundësinë që qytetarët të marrin përgjigje për nevojat e tyre në qendrat e njësive administrative, si dhe në një rrjet kioskash informuese që po instalohen në qytet. Durrësi si njësi vendore ka marrëdhënie me 47 mijë familjet që banojnë në qytetin bregdetar. Informatizimi që kryhet me fondet e bashkisë kap vlerën e 75 milionë lekëve të ndarë në tre faza dhe do të shërbejë për 4 mijë biznese të vogla që zhvillojnë aktivitet në Durrës. Krerë të qeverisjes vendore në këtë bashki kanë thënë se janë më shumë se 100 mijë komunikime të reja që do të bëhen me 205 mijë banorët e qytetarët. Sistemi, i cili u zhvillua përmes Programit të USAID-it mundëson një administrim më të shpejtë e më të efektshëm të vjeljes së tatim-taksave dhe ofrimit të shërbimeve. Në këtë takim merrte pjesë edhe drejtori i USAID, David Smith, ka pohuar se informatizimi i modelit të afruar do të shtrohet edhe në Elbasan, Fier, Fushë-Krujë, Gramsh, Korçë, Kukës, Lezhë, Librazhd, Pogradec dhe Shkodër. Faza e parë përfshiu ndërtimin e sistemit të menaxhimit financiar, burimeve njerëzore dhe pagat, platformën e tipit ERP (planifikimi i resurseve të institucionit). Faza e dytë kishte të bënte me ndërtimin e një platforme të integruar të tipit CRM(administrimi i kontaktit të informatizuar me qytetarët dhe bizneset). Tashmë në Bashkinë e Durrës janë të informatizuara sektori i financave, departamenti i taksave, burimet njerëzore dhe pagat, protokoll-arkiva, marrëdhëniet me publikun. Faza e tretë ka të bëjë me krijimin e një rrjeti të përbashkët me të gjitha institucionet e tjera. Deri më sot, USAID-i e ka prezantuar sistemin e ri të kompjuterizuar të tatim-taksave vendore në 9 bashki, përfshirë Lezhën, Fierin, Fushë-Krujën, Korçën, Pogradecin, Shkodrën, Elbasanin, Gramshin dhe Kukësin. Xh. Gradica