E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bashkia e Durrësit, voton Igli Cara: Qytetarët të mos stepen, të votojnë. Nuk na ndalin presionet

Kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka votuar në qendrën e votimit të këtij qyteti.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Cara foli për mediat duke theksuar se pavarësisht problematikave të vërejtura dhe presioneve nga funksionarët e shtetit, në Durrës, nga nesër nis ndryshimi i këtij qyteti.

Ai iu bërëi thirrje qytetarëve që të mos stepen dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Kjo është një ditë e rëndësishme për Durrësin. Të mos stepen, pavarësisht se ka edhe momente jo të mira.

Jam optimist që bashkë me qytetarët do të bëjmë ndryshimin e shumëpritur. Jam optimist që Durrësi më në fund do tu kthehet qytetarëve.

Data 15 do të jetë datë e fitores së madhe për të gjithë durrsakët. Presionet, nuk e frenojnë aspak ndryshimin që do të vijë në datë 15. Sa herë që ka zgjedhje prej 10 vitesh, qeveritarët e bëjnë këtë gjë. Votimi do të jetë i sigurt, i fshehtë dhe mbi të gjitha do të jetë i mirë për ta dhe për Durrësin”, u shpreh Cara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›