E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkia e Libohovës nis investimet në bujqësi – Ndërhyrje në rrugë dhe kanale kulluese e vaditëse

Bashkia e Libohovës gjatë kësaj periudhe për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve të zonës ka nisur me ndërhyrje me investime në infrastrukturën bujqësore . Sipas specialistit të bujqësisë në këtë bashki Filip Zera ndërhyrjet kryesore kanë nisur nëpër rrugët që të çojnë në tokat bujqësore në mënyrë që fermerët mos të hasin vështirësi.

Kullimi i sipërfaqeve bujqësore është gjithashtu në fokus të punës së bashkisë së Libohovës në mënyrë që fermerët të mos hasin probleme gjatë periudhës në vijim.

Bashkia e Libohovës ndërhynë gjithmonë me investime për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve në mënyrë  që ata të mos hasen me probleme.

Gazetar: M. Marashi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›