E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranë bllokon 76 kërkesa për leje ndërtimi

Për shkak se në dosjet e dorëzuara pranë Bashkisë janë verifikuar mungesa në dokumentacione. Vendimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit dhe Zhvillimit Urbanistik e Territorit pranë Bashkisë së Tiranës. 

TIRANE-Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit dhe Zhvillimit Urbanistik e Territorit pranë Bashkisë së Tiranës, ka kthyer mbrapsht për dy muajt e kaluar plot 76 kërkesa për leje ndërtimi. Gjatë marsit dhe prillit, sipas specialistëve, u është komunikuar ndërprerja e mëtejshme e procedimit administrativ rreth 80 kërkesave për leje shesh-ndërtimi dhe leje ndërtimi. Kjo ka ardhur për shkak se në dosjet e dorëzuara pranë Bashkisë janë verifikuar mungesa në dokumentacione. Ndërprerja e mëtejshme e këtyre kërkesave ka ardhur për shkak se janë hasur probleme në plotësimin e dosjes. Duke qenë se këto subjekte nuk kanë plotësuar dokumentacionet brenda 10 ditëve, siç parashikohet në ligj, Bashkia e Tiranës u ka komunikuar subjekteve se ka ndërprerë procedimin e mëtejshëm administrativ të kërkesave të këtyre subjekteve.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›