Lezhë–Shkodër, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit
Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Lezhë –Shkodër në afërsi të fshatit Gocaj. Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi automjetet që ata drejtonin janë përplasur me njëri tjetrin. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës.
LEZHE- Një aksident i trefishtë ka ndodhur në rrugën nacionale Lezhë –Shkodër në afërsi të fshatit Gocaj. 2 automjete janë përlasur me njëri tjetrin, ndërkohë që një i tretë ka devijuar duke përfunduar në një parcelë në krah të rrugës.
Automjeti tip benz me targa të Lacit, 7864 A me drejtues Arjan Dema 64 vjec është përplasur me mjetin tip Fiat me targa të huaja, me drejtues 45 vjecarin Llesh Gega. Ndërkaq automjeti mercedez me targa të Tiranës, TR 2718 K me drejtues Spartak Hoxha duke dashur të shmangë këtë përplasje ka devijuar nga rruga qëllimisht dhe ka përfunduar në krah të saj.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit e amtomjeteve, Arjan Dema e Llesh Gega . Menjëherë në vëndin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të Lezhës si dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për shkaqet e këtij aksidenti.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Lezhës në gjëndje të rëndë shëndetësore. Pak minuta më vonë është shënuar një tjetër aksident në afersi të fshatit Mabë, ku një automjet ka dalë nga rruga nga ku ka mbetur e plagosur lehtë drejtuesja e mjetit. E lënduara është dërguar gjithashtu për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës. (e.n/News24/BalkanWeb)