E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës: Ja ministrat dhe zv/ministrat që nuk paguajnë taksat

Tiranë, 18 dhjetor NOA Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Joana Bushi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë së cilës i është kundërpërgjigjur akuzave të zv/ministrit të Brendshëm Ferdinand Poni në drejtim të bashkisë së Tiranës.

Qeveria e Sali Berishës nuk ndal sulmet e shpifjet ndaj Bashkisë së Tiranës, kjo qeveri nuk ndal as dhunimin permanent ndaj ligjit dhe Kushtetutës. Pasi masakroi financat e Bashkive dhe komunave, qeveria e Sali Berishës i hapi luftë biznesit të vogël, duke e kaluar arbitrarisht në biznes të madh, ndërkohë që pjesëtarët e kësaj qeverie shkelin ligjin, duke mos paguar në kolektiv taksat dhe tarifat vendore, detyrim ligjor i çdo qytetari tha Bushi. Sipas saj, qytetarët e Tiranës, të gjithë ata që paguajnë rregullisht taksat e tarifat e pastrimit, gjelbërimit, pasurisë etj, duhet të informohen që me lekët e tyre pastrohen dhe gjelbërohen dhe lagjet e zonat e banimit të pushtetarëve, të cilët nuk denjojnë të zbatojnë rregullat e komunitetit. Për më tepër, këta pushtetarë kujdesen çdo ditë që të ndotin  Tiranën me baltën e shpifjes e të urrejtjes politike. Sot, po ju bëjmë me dije listën e ministrave dhe Zv/ministrave që nuk kanë paguar taksat dhe tarifat vendore, listën e kryeson vetë Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, pjesë e ministrisë të cilën drejton, është dhe pushteti lokal. Por rekordin e thyen një nga ndotësit më të mëdhenj, vetë shtetasi Ferdinad Njazi Poni, zv/Ministër i Brendshëm, i cili ka 3 vjet pa paguar asnjë taksë apo tatim, pra një shkelje e ligjit me të dyja këmbët. Shtetasi Fernand Njazi Poni, përveç të tjerash është zëri më i çirrur i politikës së përbaltjes, ai i kujton çdo ditë Bashkisë së Tiranës mes shpifjesh, zbatimin e ligjit, të cilin ai e përbuz. I kujtojmë shtetasit Ferdinand Njazi Poni që të shkojë në Prokurori e të përgjigjet për kallëzimin me nr.1875 E, depozituar ndaj tij nga Bashkia e Tiranës, shpifje për shkak të detyrës. I kujtojmë gjithashtu se nuk gëzon asnjë status të veçantë. Përkundrazi! Ndaj të shkojë në Njësinë Bashkiake dhe të paguajë detyrimet si të gjithë qytetarët e Tiranës tha Bushi. Më poshtë do të lexoni listën e plotë të ministrave dhe zv/ministrave që sipas Bashkisë së Tiranës nuk kanë paguar taksat: Arben Imami                     Ministër i Mbrojtjes Bujar Nishani                    Ministër i Drejtësisë Sokol Olldashi                   Ministër i Punëve Publike Myqerem Tafaj                 Ministër i Arsimit dhe Shkencës Petrit Vasili                        Ministër i Shëndetësisë Edit Harxhi                         Zv/Ministre e Jashtme Iva Zajmi                             Zv/Ministre e Brendshme Zana Xhuka                        Zv/Ministre e Mbrojtjes Jorida Tabaku                    Zv/Ministre e Integrimit Nezir Haldeda                    Zv/Ministër i Financave Alfred Rushaj                     Zv/Ministër i Financave Neritan Alibali                   Zv/Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës Eno Bozdo                         Zv/Ministër i Ekonomisë Energjitikës Edmond Haxhinasto        Zv/Ministër i Punëve Publike  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›