E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës: Leja për pallatin 5 katësh të Linda Bashës, në kundërshtim me ligjin

13-01-2013 / Gazeta 55

Bashkia e Tiranës sqaroi lidhur me lejen e ndërtimit të pallatit të afërmëve të Linda Bashës. Sipas Bashkisë, leja është dhënë në kundërshtim të hapur me ligjin. “Sheshi mbi të cilin është dhënë leja e ndërtimit për këtë pallat më datë 21.03.2006 ka qenë i përcaktuar në studimet e miratuara, "hapësirë publike, në funksion të bllokut të banimit". Për këtë arsye, Në bazë të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për Urbanistikën”, neni 62, Këshilli i Rregullimit të Territorit nuk ka patur të drejtë të miratojë asnjë ndërtim të përhershëm ose provizor, jashtë funksionit të territorit të përcaktuar në studimet e miratuara. Në rastin konkret në studim, hapësira mbi të cilën është dhënë leja ka qenë e përcaktuar  shprehimisht ne ligj, si  hapësirë ndërmjet blloqeve të ndërtuara të banesave dhe si e tillë kjo hapësirë ishte e përjashtuar nga çdo lloj ndërtimi”, sqaroi zëdhënësja e bashkisë, Anila Bisha. 


Madje, po në vijim të këtij sqarimi ajo bëri me dije se “më datë 27.12.2008, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës ndryshoi  projektin teknik të kësaj godine të miratuar në 2006, duke e zgjeruar edhe më tej hapësirën e ndërtimit horizontalisht dhe vertikalisht, por pa e shoqëruar me planimetrinë përkatëse, siç e kërkon ligji”. Për këto arsye, sipas Bishës, si leja e ndërtimit më 21.03.2006, ashtu edhe ajo e rishikuar më 27.12.2008, janë dhënë në kundërshtim të hapur me ligjin nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”. Në këto kushte, Bashkia e Tiranës ia ka referuar të gjithë materialet, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›