E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, fetusi i një foshnje 3 muajsh gjendet në plehra

TIRANE- Një kalimtar gjeti vdekjen pasi u përplas nga treni i linjës Tiranë- Durrës, pranë zonës së Yrshekut në Tiranë. Viktima për momentin ende nuk është identifikuar por mendohet se është i moshës 70 vjeç. Nga të dhënat e para mendohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Policia ndaloi makinistin dhe nis hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë që disa minuta më vonë u njoftua se fetusi i një foshje 3 muajshe të abortuar është gjetur nga kamiltarët në rrugë, prapa spitalit ushtarak në zonën e Laprakës. Mendohet se fetusi është gjetur në një kazan plehrash. Forcat e policisë së komisariatit nr 3 ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbuluar nënën që abortoi dhe hodhi fetusin në kazanin e plehrave.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›