E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës: Qyteti do punë dhe jo broçkulla

 

TIRANE- Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Ministrit të transporteve Sokol Olldashi për fillimin e punës për Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i bashkisë i ka konsideruar fjalët e Olldashit si të kota të cilat sipas Shalsit, as ai vetë nuk i kupton.
“Kur latinët thoshin se injoranca nuk është argument kishin parasysh njerëz si Olldashi dhe Berisha të cilët nuk kanë turp që bezdisin njërzit edhe ditën e shtunë me gjëra që edhe ata vete nuk i kuptonjnë”-ka thënë Shalësi përpara gazetarëve. Shalësi ka theksuar se Tirana do punë dhe jo broçkulla. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›