E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezart Taci, presidenti i ri i federatës së shahut

Sipermarrësi i njohur Rezart Taci është zgjedhur presidenti i ri i federatës së shahut. Gjatë një takimi me shahistë dhe përfaqësues të federatës,Taci tha se synimi i tij është të krijojë mundësi dhe infrastrukturën e duhur që shahu të bëhet sa më masiv në vend. 

TIRANE- Sipermarrësi i njohur Rezart Taci është zgjedhur presidenti i ri i federatës së shahut. Gjatë një takimi me shahistë dhe përfaqësues të federatës, Rezart Taci në fjalën e tij përshëndetëse, tha se synimi i tij është të krijojë mundësi dhe infrastrukturën e duhur që shahu të bëhet sa më masiv në të gjithë vendin.”Unë do bëj aq sa mundem së bashku me ju për të krijuar kushte më të mira për lojtarët e shahut në të gjithë Shqipërinë, të mundohemi për ta bërë shahun lojë më masive, më popullore”-ka thënë Taci. Federata e shahut është themeluar në vitin 1933. ndër vite shahu është kthyer në një sport popullor në vend. (e.n/News24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›