Bashkia e Tiranës aksion transparence për 302 dosje
Bashkia e Tiranës depozitoi në prokurori një kallëzim për shpifje ndaj Sokol Olldashit teksa paralajmëroi një aksion transparence për çdo leje ndërtimi të dhënë dhe të përfolur nga Kryeministri dy ditë më parë. "Fushata e përbaltjes së Bashkisë së Tiranës, që ka hyrë në vitin e dhjetë të saj, kulmoi mbrëmë me një mal akuzash, të mbledhura në një dosje kartoni, në duart e Kryeministrit të Republikës", u shpreh administratori i bashkisë, Dritan Agolli. Dje, shtoi ai, Kryeministri përmblodhi në 1 orë komunikimi publik, gjithë akuzat e këtyre dhjetë viteve ndaj institucionit të bashkisë dhe kryetarit të zgjedhur të saj.
"Bashkia e Tiranës, dosjes kryeministrore të kartonit, me malin e gënjeshtrave, do t‘i vërë përballë 302 dosje, me dritën e së vërtetës. Bashkia e Tiranës informon si fillim opinionin publik, se nga viti 2005 deri më 2007-n, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës, e kontrolluar në mënyrë absolute nga qeveria dhe në të cilin kryetari i bashkisë nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të vetme, ka dhënë 184 leje ndërtimi", theksoi Agolli. Sipas tij, nga viti 2007 e deri më sot, KRRT-ja e përbërë nga 9 anëtarë, ku 4 prej të cilëve janë emërime të qeverisë dhe i pesti i zgjedhur me konsensus midis të dyja forcave politike, ka miratuar 118 leje ndërtimi, thuajse në unanimitet të plotë. Bashkia e Tiranës, nënvizoi Agolli, nuk është këtu sot, për t‘iu përgjigjur akuzave, as për t‘u mbrojtur, as për të dhënë prova apo fakte nga 302 dosjet e së vërtetës. "Bashkia e Tiranës është këtu sot për të njoftuar, lançimin e projektit më të madh të transparencës që është parë ndonjëherë në hapësirën europiane e më tej, projekt që do të zbardhë përditë, me durim, çdo orë, çdo dosje nga këto 302 dosje, çdo fije letër, çdo emër e mbiemër pronari, çdo emër investitori, çdo pronar firme ndërtimi, çdo centimetër katror tokë, me formën dhe seriozitetin e duhur, për një Kryeministër", tha Agolli. Bashkia e Tiranës deklaron se nuk do të lodhet, as do të reshtë në zbardhjen e çdo akuze, në tretjen e çdo gënjeshtre, derisa asnjë fije balte e politikës së hedhur këto dhjetë vjet të mos ngelet në fytyrën e saj.