E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama deputetëve: Padisni Berishën

Kryetari i Partisë Socialiste u kërkoi dje deputetëve, të cilët u përmendën nga Kryeministri Berisha që ta padisin në gjykatë për shpifje. Në komunikimin e djeshëm me grupin parlamentar socialist, Rama shprehu solidaritetin e plotë me të gjithë ata deputetë që u përgojuan poshtërsisht nga pseudokryeministri i vendit, për shkak të sipërmarrjeve plotësisht të ligjshme të tyre, të fëmijëve apo të të afërmve të tyre. "Dhe më lejoni po ashtu t‘ju kërkoj publikisht që ta padisni menjëherë Sali Berishën në gjykatë pa iu ndarë për asnjë shpifje, një për një, dhe pa e falur kur t‘ju dërgojë siç e ka zakon njerëz për të mbyllur çështjen gjyqësore, se me demek kështu e paska politika", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›