Bashkia e Tiranës jep 6 muaj pako ushqimore për 100 familje

Kësaj iniciative të Bashkisë së Tiranës iu përgjigj pozitivisht , një bankë private, e cila financoi këtë projekt, i cili si fillim do të mundësojë pako ushqimore për 100 familje deri në muajin Tetor.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së 100 pakove të para në qendrën sociale të kombinatit, u shpreh i vetëdijshëm se kjo nuk është e mjaftueshme por në të njëjtën kohë shprehu besimin se realizimi i projekteve të cilat kanë nisur të marrin jetë dhe kthimi i besimit të bizneseve tek Tirana, do të përmirësojë jetën e qytetarëve të Tiranës.
“Unë e di që kjo nuk është e mjaftueshme, unë e di që ju prisnit më shumë dhe natyrisht meritoni shumë më shumë. Bashkia e Tiranës është e angazhuar, për të përmirësuar jetën e çdo qytetari në kryeqytet. Duke qenë të vetëdijshëm, se kjo nuk është e lehtë dhe as nuk mund të realizohet në një ditë, ne kemi vënë fort theksin dhe kemi përqëndruar fokusin tonë, tek nxitja e punësimit. Unë kam shpresë dhe besim të madh, se projektet tona të cilat do të nisin realizimin shumë shpejt por dhe kthimi i vëmendjes së biznesit vendas dhe të huaj tek Tirana, do të mundësojnë hapjen e mijëra vendeve pune”, tha Basha.
Kryebashkiaku u bëri apel edhe bankave e bizneseve të tjera të Tiranës të shpallin një ditë vullnetarizmi dhe të ndihmojnë familjet në nevojë. “Tiranës nuk i mungon dhe as nuk i ka munguar kurrë shpirti i humanizmit, prandaj unë kam besimin se së bashku, ne do të ndihmojmë gjithkënd që ka zgjedhur të ndërtojë të ardhmen në këtë qytet, ne do t’ia dalim që ëndrrat tona t’i shndërrojmë në realitet”, tha Basha. /Start/
2012-05-27 14:39