E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Anulimi i memorandumit të skafeve nga mafia e drogës

Zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi, duke përshëndetur operacionin e ndërmarrë dje nga forcat e rendit ku goditën një grup të trafikut të drogës, tha se nismën për të anuluar  moratoriumin e ndalimit të skafeve, e kanë marrë skafo-deputetët në Parlamentin shqiptar me porosi dhe në interesa direkte të mafies së trafiqeve të drogës “me të cilën ndajnë me sa duket fitimet”.

“Partia Demokratike denoncon këtë nismë të skafo-deputetëve që duan të shndërrojnë Shqipërinë në skafo-republikë vetëm e vetëm për pasurimin e tyre me paratë e drogës dhe trafiqeve të tjera kriminale dhe që kërcënon interesin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Evropë”, theksoi zëdhënësja.

Një ditë më parë, forcat e rendit ne Shqipëri dhe Itali vendosën para ligjit rreth 32 anëtarë shqiptarë dhe italianë të një bande të madhe dhe tejet të rrezikshme të mafies së trafikut të drogës, si dhe konfiskoi skafin dhe mjete të tjera të organizatës së tyre të krimit të organizuar./Start/

                                                                                             2012-05-27 15:47
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›