Bashkia e Tiranes ka nisur rikonstruksionin e sheshit Mustafa Qemal Ataturk te 21 Dhjetori
Bashkia e Tiranes ka inauguruar fillimin e punimeve ne projektin per rikualifikimin urban te sheshit Mustafa Qemal Ataturk prane 21 Dhjetorit. Nderhyrja ne kete shesh synon gjithashtu rehabilitimin e fasadave te ndertesave perreth sheshit shtimin e gjelberimit shtimin e elementeve te ndricimit dhe pajisjen e hapesires me elemente te sherbimit urban. Projekti financohet nga Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me disa kompani turke. Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama i pranishem ne inaugurimin e nisjes se projektit tha se ky shesh do te transformohet teresisht duke u kthyer me shume ne funksion te kembesoreve. Pas transformimit te sheshit ne funksion te nje qarkullimi me te mire te mjeteve ne sot nisim transformimin e te gjithe zonave kembesore dhe te pamjes se te gjithe fasadave qe e rrethojne sheshin Ataturk. Kjo eshte nje pjese e rikualifikimit urban por ka vecorine e rendesishme se eshte fryti i nje bashkepunimi privat - tha Rama. Nepermjet ketij projekti rikualifikues kater trotuaret ne perimeter te sheshit Ataturk te cilet kane nje karakter transit do te transformohen ne vend - qendrime urbane. Kjo do te realizohet me prezantimin e elementeve te mobilimit urban te cilet jane stola per qendrim te perkohshem te kalimtareve ndricues te posacem per ndricimin e rruges dhe per ndricimin e hapesires urbane gjelberim i larte me peme me kurore si dhe ushtare trafiku qe ndajne vend - kalimin e bicikletave nga sheshet urbane.
9 Shtator 2010