Ndotja e mjedisit ISHP Ne Tirane ndotja 4 here me e larte se normat e lejuara
Instituti i Shendetit Publik ne bashkepunim me Ministrine e Mjedisit dhe Organizaten Boterore te Shendetit kane kryer si cdo vit matjen e nivelit te ndotjes se ajrit ne disa zona te kryeqytetit. Sipas raportit specialistet e ketyre institucioneve kane arritur ne konkluzionet se vitet e fundit problemi i ndotjes ka ardhur drejt perkeqesimit dhe jo drejt permiresimit. Keshtu ne raportin e fundit te Institutit te shendetit Publik rezulton se qendra e qytetit te Tiranes eshte e ndotur 4 here me shume se niveli i lejuar nga BE-ja. Ne periferi kjo ndotje eshte 2 here me shume se niveli i normes se lejuar. Sipas raportit te Institutit te Shendetit Publik por edhe sipas vleresimit qe ka bere Organizata Boterore e Shendetesise grimcat qe qarkullojne ne mjedisin e kryeqytetit konsiderohen te rrezikshme. Ne matjet e bera me aparaturat e reja tregohet se grimcat e imeta ne qender e kalojne normen e lejuar me 4 here. Nderkohe qe te njejtat grimca ne periferi e kalojne normen e lejuar te ndotjes 2 here me shume. Ne raportin e ISHP-se pas monitorimit te ajrit thuhet gjithashtu se ndotesit e ajrit te verifikuar ne matjet e Institutit te Shendetit Publik jane kryesisht dyoksid azoti dhe se NO2 shkaktohet nga shkarkimi i automjeteve. Sipas ISHP-se 80 per qind e automjeteve ne vendin tone perdorin motor diesel qe nxjerrin squfur. Ozoni 03 ndotes sekondar nga reaksioni i hidrokarbureve me diellin eshte tej normave te lejuara. Kete vit Instituti i Shendetit Publik ka pasur aparaturat me te specializuara per te realizuar matjet e nivelit te ndotjes se ajrit ne kryeqytette cilat jane klasifikuar edhe nga Organizata Boterore e Shendetesise si pajisje te sofistikuara me nje nivel te paperfillshem gabimi. Ata qe vuajne me teper problemet e ajrit te ndotur jane femijet dhe te moshuarit te cilet bejne pjese ne kategorite me delikate qe kane organizem me te dobet per ti perballuar. Pikat me ndotje me te larte ne kryeqytet jane zonat kryesisht afer qendres si zona e 21 Dhjetorit Rruga Elbasanit dhe Zogu i Zi etj. Por nuk perjashtohen dhe zonat e tjera ku eshte ndertimet jane perqendruar me teper. Studimi me i fundit ISHP-se tregon te njejtat rezultate duke vene ne dukje se ndotja e ajrit eshte me te larte se normat e lejuara nga BE-ja. Specialistet shpeshhere kane bere te ditur se ka nje shtim te semundshmerise dhe vdekshmerise. Ne kohet e fundit ne jo pak raste eshte konstatuar ndotje e ujit dhe e ajrit duke provokuar keshtu shume semundje te tjera nga keto ndryshime. Shqiperia ka probleme per shkak te nje ekosistemi te demtuar dhe te ndotjeve qe ka shkaktuar urbanizimi i shpejte te punimeve te shumta qe ndodhin ne rruge trefishimi i popullsise ne qendrat kryesore urbane brenda nje periudhe te shkurter kohore. Sipas specialisteve te ISHP-se ndotja rrezikon shfaqjen e nje numri te larte semundjesh.
9 Shtator 2010