Bashkia e Tiranës në pritje të kryetarit të ri
Një qetësi e brishtë përfshinë Bashkinë e Tiranës, ndërsa drejtuesit e saj presin pushimet për të reflektuar se çfarë do të bëjnë më pas. Pas 10 ditësh, në zyrën që deri dje urdhëronte Edi Rama do të ulet demokrati Lulzim Basha dhe padyshim që ky është një moment, që do të reflektohet edhe në pozicionin e shumë prej drejtorëve në bashki.
Burime thonë se disa prej tyre i kanë tërhequr sendet personale, ç`ka nënkupton se nuk do ta presin shefin e ri. Megjithatë, pjesa administrative e qeverisë së kryeqytetit duket se nuk është ndikuar nga kjo situatë.
Në zyrën e informimit apo edhe në sektorë të tjerë që ka kontakte me qytetarin, punohet pavarësisht thashethemeve që kalojnë nga një sportel në tjetrin.
Është mesjavë dhe është kulmi i punës, sepse qytetarët nuk kanë shumë probleme se kush do iu japë zgjidhje të rëndësishme për ta është që të marrin zgjidhje.
Ndërrimi i kryetarëve koincidon me sezonin më pak të ngarkuar të punës, pasi është koha e pushimeve. 1 shtatori do të lexojë qartë emrat e atyre që do t`i mungonë në apel të punës, kryebashkiakut Lulzim Basha megjithëse, disa, thuhet se kanë bërë gati letrën e dorëheqjes.