E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier zjarri djeg nje pike bastesh

Një zjarr që ka rënë në orët e para të  mëngjesit, në një pikë eurolloto në Fier ka djegur lokalin dhe gjithë pajisjet elektrike që ndodheshin brenda tij. Flakët janë pikasur rreth orës 8.15 minuta prej punonjësive të lokalit.

Zjarri ka rrezikuar edhe familje të tjera që banojnë në ndërtesën ku ndodhet lokali, në lagjen "Kastriot". Forcat zjarrëfikëse të ndihmuara edhe nga banorët, kanë arritur të vënë nën kontroll flakët.

Dëmi i shkaktuar nga kjo ngjarje llogaritet në 2 milionë lekë të reja. Paraprakisht mendohet se shkak i rënies së zjarri është luhatja e tensionit të  energjisë elektrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›