E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës përfundon vijëzimet e reja në segmentin “TEG-Pallati me Shigjeta”

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se kanë përfunduar vijëzimet e reja në Unazën e Madhe, në segmentin “TEG-Pallati me Shigjeta”.

“Këto përmirësime të infrastrukturës do të sjellin më shumë siguri dhe efikasitet për të gjithë qytetarët e Tiranës”, ka shkruar Veliaj, duke theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën e qytetit për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve. Kryebashkiaku gjithashtu falenderoi ekipin që punoi për realizimin e vijëzimeve në këte segment rrugor.

Bashkia Tiranë ndau në rrjetet sociale edhe një album fotografik me momente nga puna në segmentin “TEG-Pallati me shigjeta”. Ndërkohë njoftoi se po kryhet pastrim intensiv në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës: “Rruga e Dibrës”, “Myslym Keta”, “Porcelan”, “Kinostudio” dhe “Xhanfize Keko”. “Për një qytet më të pastër dhe më të bukur”, shkruhet në faqen e Bashkisë Tiranë.

1 nga 8

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›