E Enjte, 5 Nëntor 2026

Raporti i AIDSSH, Sula: Ekspozimi i të vërtetave historike, drejtësi për të zhdukurit, rishqyrtim dhe edukim

TIRANË, 19 korrik/ATSH/- “Me hapjen e arkivës sekrete të diktaturës, njohim më mirë rrënjët tona dhe sfidojmë narrativat e vjetra dhe ecim drejt një të ardhme demokratike”- deklaroi dje gjatë raportimit në seancën plenare të veprimtarisë së AIDSSH, 2023  kryetarja e Autoritetit Gentiana Sula.

Ajo bëri një ekspozim në detaje të punës voluminoze dhe të pazëvendësueshme që bëhet me hapjen dokumenteve të Ish-Sigurimit të Shtetit; Rishqyrtimi historik i policisë politike të Ish-Sigurimi i Shtetit; Modernizimi i arkivës, krijimi i Mediatekës. Krijimi i fondeve rreth narrativave familjare, personale, të grupeve të targetuara; Ekspozimi i të vërtetave historike, dhe edukimi përmes ekspozitave, simpoziumeve, aktiviteteve përkujtuese, publikimeve për të rritur dhe fëmijë me temë nga ngjaje të së kaluarës, Platforma digjitale “Të mësojmë mbi të shkuarën – burime arsimore të hapura 1944-1991, Bashkëpunimi me ISKK në fushën e studimit.

Më tej, Sula vijoi me çështje si  Për të votuar njerëz të pashantazhueshëm , nxisim verifikimi e  detyrueshëm të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie përmes propozimeve në Kodin Zgjedhor, si edhe nxisim përmes udhëzime verifikimi i figurave për dekorim, tituj nderi, apo emërtimin e hapësirave publike nga 61 bashkitë e vendit.

“Qasja në politikat e programet rehabilituese dhe ato të kujtesës dhe përkujtimit për grupet e prekura;  Hetimet administrative për të siguruar Drejtësi për të zhdukurit dhe heqja e stigmës mbi figura të shquara historike; Përkujtimi përmes memorialëve, si homazh për viktimat  dhe nevoja për kujtesë janë sfidat e mëtejshme të Autoritetit”, ka deklaruar Sula.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›