E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës, zhvendos linjën e tensionit të lartë nga Bulevardi Zogu i Parë

Bashkia e Tiranës, pas 18 vitesh, ka filluar zhvendosjen e linjës së tensionit të lartë nga Bulevardi “Zogu i Parë”.

Vendimi për marrjen e kësaj zhvendosje të linjës së tensionit të lartë, është marrë pas shqetësimit të ngritur nga banorët e kësaj zone, por ai ishte gjithashtu edhe një premtim i kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë fushatës elektorale të vitit 2011.

Bashkia e Tiranës bën me dije se për shkak kompleksitetit të punës për futjen e linjës nën tokë, u mor një ekip i specializuar nga jashtë. Ekspertët e huaj e cilësuan zhvendosjen e linjës së tensionit të lartë si ndërhyrje kirurgjikale

Zhvendosja e linjës së tensionit të lartë nga Bulevardi “Zogu i Parë”, do të përfundojë tërësisht brenda javës së parë të muajit Shtator.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›