Zgjedhjet në Rrethina të Shkodrës, proçesi normal, kandidatët apel për pjesëmarrje
16.700 votues të komunës Rrethina në Qarkun e Shkodrës i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të kësaj komune. 24 Qendrat e votimit janë hapur që në orën 7 të mëngjesit ndërkohë që në këtë proçes nuk janë konstatuar probleme.
Dy kandidatët që garojnë për postin e kryetarit të Komunës Rrethina, Ridvan Guri i Partisë Demokratike dhe Luan Harusha për Partinë Socialiste, shprehen të kënaqur me ecurinë e këtij proçesi por nga ana tjetër i bëjnë apel të gjithë votuesve që të marrin pjesë masivisht në proçes…
Proçesi i votimit do të jetë i hapur deri në orën 19 të pasdites, proçes i cili më pas do ti drejtohet numërimit e votave, në KZAZ, e cila është stacionuar pranë Pallatit të Sportit në Shkodër, nga ku do të dalë edhe emri i fituesit të kësaj gare.
Komuna Rrethina është drejtuar nga Partia Socialiste, si fituese e zgjedhjeve të 8 Majit 2011.