E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës,ja proceduara për Bashën e këshillin

Tirana do të jetë sërish në tavolinën e KQZ-së por këtë herë për konstituimin e këshillit bashkiak.Për ndarjen e mandateve duhet të votojnë pro të paktën 5 anëtarë të KQZ-së, por duke pasur parasysh qëndrimin që Partia Socialiste mbajti me mandatet e këshillave të minibashkive, nuk përjashtohet mundësia që ajo të mos japë votat e saj.
Kjo do të thotë se vendimi i KQZ-së nuk do të marrë pesë votat e mjaftueshme dhe çështja do të shkojë sërish në Kolegjin Zgjedhor .
Por edhe në një rast të tillë, marrja e postit të kryetarit të bashkisë së tiranës nga lulzim basha nuk do të vonohej. Pika 5 e nenit 40 të ligjit për pushtetin vendor shpreh qartë se kryetari i ri i bashkisë mund të marrë zyrtarisht detyrën përmes një ceremonie që e organizon prefekti.
Sipas këtij neni, në rast se këshilli bashkiak ose komunal nuk mblidhet brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prefekti organizon ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë ose komunës në mjedisin e bashkisë ose komunës dhe në praninë e banorëve të njësisë përkatëse.
Por në një procedurë normale, Lulzim Basha mund t`i drejtohet Gjykatës së Faktit në Tiranë për të vërtetuar mandatin e kryetarit . Sipas nenit 40 të ligjit për për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, mandati i kryetarit të bashkisë vërtetohet nga gjykata në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij.
Pas kësaj, kryebashkiaku i ri i Tiranës Lulzim Basha duhet të bëjë betimin në prezencë të këshillit bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 8 majit.

E ndërsa ligji nuk kishte përcaktuar qartë mënyrën se si kreu aktual i bashkisë, Edi Rama do ti linte postin e kryebashkiakut Lulzim Bashës, qeveria, nëpërmjet ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani që mbulon pushtetin vendor, ka nxjerrë një udhëzim në datën 10 qershor 2010, në bazë të të cilit ish-kryetari i Bashkisë "detyrohet" të jetë prezent në dorëzimin e mandatit për pasardhësin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›