Siri, nis "dialogu kombëtar" me opozitën

Qeveria siriane pritet të mbajë takimin dyditor me anëtarë të partisë në pushtet Baath dhe kundërshtarëve të saj.
Sipas mediave ndërkombëtare qeveria tha se takimi i Damaskut do të nisë me diskutimin për reformat e mundshme, duke përfshirë zgjedhjet multipartiake dhe një ligj të ri për mediet.
Me herët organizatorët e protestave antiqeveritare njoftuan se nuk do të marrin pjesë.
Ndërkohë grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se rreth 1 750 persona, duke përfshirë 350 pjesëtarë të sigurimit, janë vrarë në protestat antiqeveritare.