E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia padit zyrtarisht S.Olldashin

TIRANË - Bashkia e Tiranës ka depozituar një kallëzim ndaj ministrit të Transporteve Sokol Olldashi për shpifje lidhur me çështjen e pronës tek Parku Rinia.

Drejtoresha Juridike, Migena Vishko, tha se ka depozituar këtë të enjte në prokurorinë e rrethit kallëzimin penal ndaj ministrit Olldashi duke e akuzuar atë për shpifje të qëllimshme. Gjithashtu Vishko ka bërë me dije se bashkia do të padisë edhe Kryeministrin Berisha për deklarimet e tij të fundit publike ndaj kryebashkiakut Rama.

Pak ditë më parë ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi akuzoi Ramën se tokën tek Parku Rinia e ka shitur në kundërshtim me ligjin pasi kjo tokë sipas Olldashit, është shtetërore dhe s'mund të shitet nga bashkia. Një tjetër shkelje e Ramës sipas Olldashit ka qënë edhe çmimi prej 12 mijë lekësh për metër katror me të cilin është shitur kjo hapësirë. Për Olldashin shitja e tokës me këtë çmim qesharak i ka shkaktuar qytetarëve të Tiranës një dëm prej 2,6 mln euro.

Për këtë çështje në fakt janë ngitur dy padi. Edhe Olldashi ka deklaruar pak ditë më parë se ka paditur Ramën për shkeje.

Sipas Olldashit, ëstë totalisht përgjegjësi e Ramës, shitja e pronës shtetërore, duke shtuar se Rama ka abuzuar me shitjen e një trualli prej 1310 metra katrorë, në një kohë kur ligji e ndalonte shitje e trojeve shtetërore, pasi do të përdoreshin për kompesimin e ish-pronarëve dhe për këtë shkelje i është drejtuar prokurorisë të hetojë".

"Kjo kontratë është përgjegjësi individuale e kryetarit, pasi anëtarët demokratë kanë qenë kundër saj dhe nuk kanë votuar në këshill", ka deklaruar Olldashi.


************


Agolli: Kontrata u votua nga të djathtët në Këshill

Lidhur me deklaratën e Kryeministrit Berisha për prishjen e kontratës së tokës tek parku 'Rinia' ka reaguar Bashkia e Tiranës. Administratori i Përgjithshëm, Dritan Agolli, ka sqaruar përmes dokumenteve se vendimi për legalizimin e kësaj ndërtese është marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës me 71% te votave.

Sipas Agollit, shoqërisë 'Tajvani SHPK' i është shitur një sipërfaqe toke për efekt legalizimi nga ana e Këshillit Bashkiak. "Gënjejnë kur thonë se ligji nuk lejonte shitjen e tokës dhe bashkia e ka bërë ate ne shkelje të ligjit", tha ai, duke sqaruar se "në rastet e trojeve publike për efekt legalizimi, toka shitet nga Këshilli i bashkisë apo komunës".

Administratori i Bashkisë ka treguar se për legalizimin e kësaj prone, bashkia ka ndjekur të gjitha hapat ligjore, madje anëtarët e djathtë të Këshillit kanë insistuar për këtë kontratë.


Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot, se do të anullojë vendimin e Bashkisë për shitjen e tokës tek parku Rinia, ku tashmë është ndërtuar kompleksi 'Tajvani'.

"Qeveria, në zbatim të Kushtetutës, do të anulojë vendimin e shitjes. Pronari përvetësues do të përballet me ligjin, bashkë me atë që ka autorizuar dhënien e tokës", u shpreh Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Kryeministri tha me tej se "vendimi i shit-blerjes është marrë në shkelje të hapur të ligjit, duke theksuar se një transparencë e tillë do t'i bëhet të gjitha rasteve të ngjashme të përvetësimit të pasurisë publike për interesa personale".

"Një truall, që në vendin ku ndodhet, e ka çmimin mbi 2 mijë euro metra katror, është blerë për 95 euro. Dosja do t'i dërgohet me urgjencë prokurorisë", tha Berisha.

****



Olldashi: Rama shiti 'Parkun'. PS: Gjyq për Tunelin

UPDATE - Sokol Olldashi mjaft e keqpërdori detyrën si ministër i Punëve Publike duke punuar në fabrikën e shpifjeve të Sali Berishës ndaj Bashkisë së Tiranës. Të gjithë e dinë kush është Sokol Olldashi, kurse ai u detyrohet të gjithëve përgjigjen për katastrofën në tunelin e Kalimashit. Ky ka qenë reagimi i zëdhënës së PS-së, Armela Imeraj, për deklaratën e Olldashit, se Rama ka shitur tokën tek Parku Rinia. Ndërkohë, Imeraj, i kërkon Olldashit të përballet me drejtësinë për abuzimet që çuan në shembjen e tunelit. "Prokuroria duhet ta kërkojë Sokoll Olldashin të pandehur.
Çdo ditë që shkon është një padrejtësi ndaj një popullit të tërë", tha ajo.


******
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka lëshur akuza për shitje të paligjshme tokash ndaj kreut të Bashkisë të Tiranës, Edi Rama. Ministri Olldashi ka akuzuar Ramën se ka shitur në mënyrë të paligjshme tokën tek parku "Rinia. "Rama i ka shitur në mënyrë të paligjshme 1350 metra katrorë tokë pronarit te lokalit qe eshte ndertuar ne kete park", tha Olldashi. Sipas ministrit, toka e shitur është tokë shtetërore. " Edi Rama shiti tokën te parku "Rinia" shumë lirë, me vetëm 100 euro metrin katror". Sipas Olldashit, qytetareve iu jane vjedhur 3.7 miliarde leke, pasi toka duhet te ishte shitur me 2 mije euro metri katror, nese Rama do ta kishte kete te drejte. Ai tha se nuk i drejtohet prokurorise për këtë ceshtje, por kjo e fundit duhet te paraqesë vetë interes kur ka denoncime të tilla, duke shtuar se "ministria disponon dokumentacionin e plote te kesaj shkeljeje".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›